06 Maj 2024

Sot në AAK aderuan udhëheqësit më të lartë të AKR-së në Fushë-Kosovë

Prishtinë, 27 prill - Sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë aderuar zyrtarisht udhëheqësit dhe strukturat më të larta, që deri më sot kanë udhëhequr Degën e Aleancës Kosova e Re. Zyrtarët që aderuan në AAK, janë:

· Muharrem Zogiani, kryetar i Degës së AKR-së në dy mandate dhe, po ashtu, në dy mandate këshilltar i Asamblesë Komunale në Fushë Kosovë;

· Hasan Maxhuni, Nënkryetar i Degës së AKR-së në Fushë Kosovë;


· Blerta Sejdiu, këshilltare komunale nga Dega e AKR-së në Fushë Kosovë;


· Ekrem Maxhuni, kryetar Degës së të rinjve të AKR-së dhe


· Kujtim Maxhuni, veprimtar i deritashëm i kësaj partie.

Bashkë me zyrtarët më të lartë të deritashëm të kësaj partie, në AAK kanë kaluar edhe mbi 80 për qind të anëtarësisë dhe strukturave drejtuese të kësaj dege të AKR-së. Në ditët në vijim priten edhe aderime të tjera, masive, në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë Kosovë.


Nderkaq në anën tjetër Aleanca Kosova e Re, ka berë te diturse dëga e AKR-së, në Fushë Kosovë është konsoliduar fuqishëm me 14 anëtarë të rinj të cilët vetëm pak ditë më parë kanë kaluar nga AAK-ja, duke rritur dhe fuqizuar Aleancën Kosova e Re atje.

“Rrjedhimisht, personat që sipas AAK-së, kanë kaluar në subjektin e tyre politik, nuk janë njerëz të AKR-së që nga data 25.02.2012 dhe absolutisht nuk përfaqësojnë elektoratin stabil të AKR-së atje.”


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)