07 Maj 2024

Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj

Ferizaj, 29 prill - Qytetarët e Ferizajt votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e komunës se tyre në mes të tetë kandidatëve, gjashtë prej të cilëve vijnë nga partitë politike, një është nga iniciativa qytetare dhe një është kandidat i pavarur.

Të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet për kryetar të Ferizajt, janë hapur në orën 7:00, sipas planit, procesi është duke rrjedhur normalisht dhe po zhvillohet pa asnjë problem.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, në konferencën e parë të mbajtur për media, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet për kryetar të Ferizajt, janë hapur në orën 7:00, sipas planit, procesi është duke rrjedhur normalisht dhe po zhvillohet pa asnjë problem.

\"Të gjitha përgatitjet, ashtu siç parashihen me Ligj për zgjedhjet lokale janë bërë nga ana e KQZ-së. Janë 25 qendra të votimit, kurse 124 vendvotime me gjithsej 95.449 votues, aq sa i përmban lista votuese. Pritjet tona janë që me siguri se nuk do të ndryshojë dalja e votuesve, krahasuar me zgjedhjet paraprake”, bën të ditur Daka.

Kryetarja e KQZ-së, thotë po ashtu se për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë certifikuar 1.514 vëzhgues, prej të cilëve vetëm 6 janë ndërkombëtarë, kurse të tjerët u përkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 1 mijë e 514 vëzhgues, përfshirë vëzhgues nga OJQ vendore e ndërkombëtare dhe të subjekteve politike.

Tetë kandidatët që synojnë të marrin timonin e qytetit të Ferizajt janë Agim Aliu (PDK), Adem Salihu (LDK-LDD), Ramadan Hasani (AKR), Naim Ferati (AAK), Faton Topalli (VV), Bujar Ademi (PD) Ramadan Emini (Lëvizja e Bashkuar) si dhe Rrahim Sadiku, si i pavarur.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj mbahen pas tërheqjes së Bajrush Xhemajlit, i dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkak se kishte shkaktuar aksident në trafik, me ç’rast kishte humbur jetën një 22-vjeçar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)