27 Prill 2024

Shtyhet referendumi i serbëve

Mitrovicë, 20 janar - Referendumi i serbëve në veri të Kosovës nuk ka gjasa të mbahet para takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, kur do të vendoset nëse Serbia do ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në këtë Union.

Përfaqësuesit e katër komunave paralele në veri të Mitrovicës dhe shefi i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Radenko Nedeljkovic, gjatë një bisede me të ashtuquajturin ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, kanë theksuar se nuk e pranojnë mundësinë që referendumi të lihet tërësisht mënjanë, por se është e mundur që të shtyhet deri në fund të marsit.

Krstimir Pantic, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, tha se për këtë do të bisedojnë me këshillat e tyre lokalë.

“Bogdanovicit i kemi thënë se pos deklaratave në media se referendumi është antikushtetues për interesat nacionale dhe shtetërore të Serbisë, asgjë konkrete nuk ka ofruar Qeveria serbe”, ka thënë Pantic për Alo.

“Ne jemi të gatshëm që dikush nga përfaqësuesit e qeverisë t’i drejtohet kuvendeve të komunave tona e ndoshta të na bindë se referendumi është i panevojshëm. Por, deri atëherë jemi të obliguar të respektojmë vendimin dhe nga referendumi nuk kemi hequr dorë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)