Shtatë ministra të rinj në qeverinë Thaçi
Prishtinë, 31 mars - Kryeministri Hashim Thaçi konfirmoi emrat e ministrave të sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës. Ata do jenë: Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike; Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane; Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme; Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë; Bujar Bukoshi, ministër i Shëndetësisë; Haki Demolli, ministër i Drejtësisë, dhe Lutfi Haziri, ministër i Kulturës.
Kryeministri Hashim Thaçi konfirmoi emrat e ministrave të sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës.
Bazuar në marrëveshjen me PDK-në dhe LDK-në, kryeministri Thaçi tha se tash e tutje, ministrat e rinj do të jenë: Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike; Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane; Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme; Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Bujar Bukoshi, ministër i Shëndetësisë; Haki Demolli, ministër i Drejtësisë, dhe Lutfi Haziri, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Sipas këtij vendimi, nga Qeveria largohen ministrat e deritashëm: Arsim Bajrami, Idriz Vehapi, Zenun Pajaziti, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri.
Kryeministri Thaçi tha se mbledhja e parë e Qeverisë në përbërjen e re do të thirret të premten.