04 Maj 2024

Shqiptaro-amerikanët mbështetës të fuqishëm të shtetndërtimit

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet kësaj shoqate dhe MPJ-së, me qëllim të forcimit të marrëdhënieve të shenjta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar shqiptarët në Amerikë për kontributin e tyre të paharrueshëm dikur për lirinë, për pavarësinë, ndërsa sot për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

“Shqiptarët në Amerikë ishin ambasadorët e parë të Kosovës që denoncuan dhunën mbi popullin shqiptar në Kosovë, që ndihmuan luftën çlirimtare, që ndihmuan shpalljen e pavarësinë, derisa sot janë mbështetës të fuqishëm të shtetndërtimit”, tha ministri Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka shtuar se Qeveria e Kosovës edhe më tutje do të mbështesë Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj, ka falënderuar ministrin Hoxhaj dhe është zotuar se do të vazhdojnë të jenë një zë i fuqishëm i Kosovës në të gjitha institucionet e shtetit amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)