27 Prill 2024

Shqiptarët sot festojnë 28 nëntorin

Prishtinë, 28 nëntor - Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë sot festojnë 28 nëntorin ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së.

Me rastin e këtyre datave të shënuara të historisë sonë anekënd trojeve shqiptare do të organizohen manifestime të shumta.

Kjo festë në Kosovë nuk do të jetë festë shtetërore, pasi institucionet e Kosovës me ligj e kanë përkufizuar 28 Nëntorin si festë memoriale, ndërsa nuk kanë organizuar asnjë manifestim.

Ndërkohë, disa organizata joqeveritare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë, me rastin e Ditës së Flamurit do të organizojnë festë dhe protestë njëkohësisht, pas siç thonë ata tendencave për shkombëtarizimin e shqiptarëve.

Shqipëria feston sot 99 vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e kësaj dite janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimit pritet të jetë dhe qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.

Si sot 99-vjet më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë ku e shpallën pavarësinë, në ditën që në histori njihet si Dita e Flamurit.

Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në botë.
 
Edhe një vit mbushet një shekull nga akti më i rëndësishëm i historisë së kombit shqiptar,  shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, duke kurorëzuar përpjekjet e parreshtura të popullit tonë për liri dhe mëvetësi.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Festa e Flamurit, është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit  dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë.

Festa e Flamurit ishte një ndër ngjarjet që ka frymëzuar breza të tërë në përpjekjet për liri dhe çlirim të Kosovës, luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arritjen e lirisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)