17 Maj 2024

Shqiptarët e veriut të Kosovës kundër ndërrimit të territoreve

Prishtinë, 2 tetor - Këshillat e lagjeve të banuara me shqiptarë të veriut të Mitrovicës “ Lumbardhi”, “Kroi i Vitakut”, “Kodra e Minatorëve”, “7 shtatori”, “Lagjja e Doktorëve”, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave propaganduese të kreut të LB-së, Avni Klinaku, për ndërrim territoresh.

“Kush u jep të drejtën të jepni propozime antikombëtare. Ne banorët e veriut, që tash e 14 vjet vuajmë nën thundrën e bandave çetnike, ndonëse në kushte të vështira, vazhdojmë qenësinë shqiptare dhe nuk kemi pritur propozime të këtilla për falje të territoreve.\"

\"Ti, Avni Klinaku, mund të bësh tregti dhe pazare me pronat tuaja, por jo me pronat tona shqiptare të veriut të Kosovës, ku në ndonëse në gjendje të rëndë sociale, vazhdojmë të bëjmë qëndresën dhe rezistencën për çdo ditë, para forcave paramilitare e të sigurimit serb, që kanë okupuar një pjesë të tokës sonë” thuhet ndër të tjera në reagimin e këshillave të lagjeve veriore të Mitrovicës, transmeton “Zëri”.

Ata kanë kundërshtuar edhe zëra për bisedime politike me Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)