03 Maj 2024

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së sot në protestë

Prishtinë, 30 dhjetor - Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve, Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, kanë vendosur që 30 dhjetorin - Ditën e Veteranit të UÇK-së, ta shënojë me një protestë paqësore, për shkak të injorimit të kërkesave të veteranëve, për një ligj të mirëfilltë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka bërë me dije se vendimi që Dita e Veteranit sivjet të shënohet me Protestë për mbrojtje të vlerave të luftës, është marë nga organet më të larta të OVL të UÇK-së.

Gjithashtu Xhemajli ka thënë se kjo protestë nuk është e fundit dhe do të vazhdohet me këto protesta deri në miratimin e ligjit të mirëfilltë për kategoritë e luftës.

Njëherësh ai ka bërë ftesë që të gjithë veteranët të bashkëngjiten sot nga ora 12:00. Takimi i protestuesve do të bëhet tek parkingu pas Pallatit të Rinisë.

Edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së SHIL, është vendosur të përkrahet protesta dhe njëherësh ka bërë thirrje që të gjithë invalidët e luftës të jenë pjesë e protestës.

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se edhe në takimin me kryetarët e degëve të kësaj shoqate, është marë mbështetje e plotë për protestën dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të shkelen vlerat e luftës dhe dinjiteti i luftëtarëve të lirisë, invalidëve e Dëshmorëve të Kombit.

Ai pasi ka adresuar një varg kritikash për qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje që të gjitha familjet e dëshmorëve të jenë pjesë e protestës të premten.

Njëkohësisht Këshilli Drejtues, si organ më i lartë i Organizatave ka kërkuar nga presidentja Jahjaga, që të marë parasysh kërkesën e Kryesisë së OVL të UÇK-së, për mosnënshkrim të ligjit dhe kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend.

Këshilli Drejtues, ka vendosur që 30 dhjetorin – Ditën e Veteranit të UÇK-së, ta shënojë me një protestë paqësore, për shkak të injorimit të kërkesave të veteranëve, për një ligj të mirëfilltë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)