28 Prill 2024

Shkëmbimi i ambasadorëve pazar politik

Prishtinë, 14 nëntor - Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i ka quajtur pazare të rënda politike ndërrimet e ambasadorëve të Kosovës në disa shtete.

Në një bisedë për gazetën “Epoka e Re”, Hyseni ka kritikuar MPJ-në për veprime të nxitura dhe të panevojshme në këtë periudhë. Madje, ai ka vlerësuar se pazaret e tanishme politike do ta dëmtojnë edhe më shumë imazhin e Kosovës dhe cilësinë e shërbimit diplomatik e konsullor të shtetit.

“Nuk kam shpjegim për këtë gjë që është duke ndodhur, mirëpo kam një përshtypje se këto lëvizjet apo ndërrimi i ambasadorëve të Kosovës në disa shtete të caktuara janë pazare të rënda politike, të cilat do ta dëmtojnë edhe më shumë imazhin e Kosovës si dhe do ta dëmtojnë rëndë cilësinë e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, këto ndryshime në shërbimin diplomatik janë duke u bërë për t’i përmbushur apetitet e partive qeverisëse, në asnjë mënyrë për të sjellë kualitet në shërbimin diplomatik.

Pjesa dërmuese e ambasadorëve të Republikës së Kosovës, sipas Hysenit, kanë treguar paraqitje shumë të mirë, prandaj nxitimi për ndërrimin e tyre është i panevojshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)