28 Prill 2024

Shkëlzen Haradinaj u nderua me “Urdhrin Hero i Kosovës”

Prishtinë, 21 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë vendim që Shkëlzen Haradinajt t’i jepet “Urdhri Hero i Kosovës”, me motivacion “për trimërinë e treguar gjatë luftës çlirimtare për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës”.

Medaljen dhe dekoratën ajo ia ka dorëzuar babait të dëshmorit, Hilmi Haradinajt.

Vendimi për këtë urdhër u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidentja e Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, nenet 3, 5 dhe 49.

“Urdhri Hero i Kosovës” u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)