29 Prill 2024

Shkelësit e Kushtetutës nuk duhet të kandidojnë për President

Gjakovë, 18 tetor - Demokracia në Veprim në bashkëpunim me Komisionin  për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbajti debatin publik në Gjakovë, ku është diskutuar për procesit të amendamentimit të Kushtetutës, që do të mundësonte zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit. 

Anëtarët e këtij komisioni, Arsim Bajrami, Ardian Gjini dhe Arben Gashi, të pranishmëve ju prezantuan alternativat që kanë mbetur të hapura.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim, Faton Canhasi inkurajoi qytetarët që të jenë sa më aktiv dhe i ftoi që të japin mendimet e tyre, duke iu rikujtuar që anëtarët e komisionit janë zotuar se do t’i marrin parasysh këto kërkesa në amendamentimin përfundimtar kushtetues.

Njëra ndër dilemat që nuk ishte përmendur më herët, ishte çështja e mundësisë së kandidimit për postin e presidentit, personat të cilët më parë kanë bërë shkelje të Kushtetutës.

Po ashtu, qytetarët kërkuan nga Komisioni Kushtetues që të shqyrtojë mundësinë e rritjes së kompetencave të presidentit, si dhe të precizohen kompetencat e tij  në raport me kryeministrin.

Arsyeja e kësaj kërkese vinte nga fakti që kompetencat e njërit dhe tjetrit në disa raste janë të ndërvarura dhe kjo paqartësi mbase mund të sjell deri në kriza institucionale në të ardhmen.

Në dilemën se a duhet të ketë zëvendëspresident, qytetarët paraqitën mundësinë që të mos ketë nevojë për këtë post, duke u specifikuar që në rast se do të ketë, posti i tij të quhet si nënpresident. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)