18 Maj 2024

SHBA vazhdojnë të mbështesin fuqishëm pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 9 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi sot një takim me Ndihmëssekretarin amerikan për çështjet evropiane, Philip Gordon.  

Presidentja Jahjaga dhe Gordon, në takimin miqësor, diskutuan për një varg çështjesh me rëndësi për forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, si dhe për zhvillimet në vendin tonë dhe në rajon.

Presidentja Jahjaga shprehu kënaqësinë që Republika e Kosovës i ka përmbushur kushtet që të përmbyllë pavarësinë e mbikëqyrur dhe që t’i marrë përgjegjësitë e plota si shtet sovran dhe i pavarur.

Ajo gjithashtu theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës rreth gjendjes në tri komunat në veri të vendit.

Ajo përsëriti se nuk ka ndarje e as status të veçantë dhe se zgjidhja e vetme për integrimin e komunitetit serb në këto komuna është zbatimi i plotë i Pakos së Presidentit Ahtisaari.  

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që ka pasur misioni evropian për sundimin e ligjit – EULEX që vepron në Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

\"Ky mision duhet të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për të ndihmuar institucionet e vendit, ato të gjyqësisë, të prokurorisë dhe të policisë në punën e tyre. Në ditët në vijim ne do të gjejmë mundësinë e vazhdimin të mandatit të misionit të EULEX-it, duke ofruar një zgjidhje të përshtatshme që është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që është e dhe e pranueshme për Bashkimin Evropian\", tha Presidentja Jahjaga.

Ndihmëssekretari i shtetit, Gordon theksoi rëndësinë e vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të përmbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe e cilësoi këtë si një votë besimi të komunitetit ndërkombëtar për progresin e arritur në Kosovë në konsolidimin e shtetësisë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë tokësore të Kosovës dhe besojmë se çfarëdo qeverie që formohet në Beograd, do të zbatojë në tërësi marrëveshjet e arritura në bisedime dhe të vazhdojë ato bisedime në cilëndo formë që do të jetë e domosdoshme, për të arritur marrëveshjet praktike që ndihmojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dyja anët e kufirit”, tha zoti Gordon.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë tokësore të Kosovës dhe besojmë se çfarëdo qeverie që formohet në Beograd, do të zbatojë në tërësi marrëveshjet e arritura në bisedime dhe të vazhdojë ato bisedime në cilëndo formë që do të jetë e domosdoshme, për të arritur marrëveshjet praktike që ndihmojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dyja anët e kufirit”, tha zoti Gordon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)