11 Maj 2024

SHBA: Serbia ta pranoj realitetin me Kosovën

Uashington, 10 qershor - Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset me Kosovën. Sipas tij liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të së kaluarës.
Reeker në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit, në Sofje të Bullgarisë, ka theksuar se SHBA-ja dhe BE-ja kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.

“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, ka deklaruar ai, raporton REL.

Philip Reeker ka theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.

Kurse, Nikollaus Llambsdorf, nga Ministria e jashtme gjermane, ka deklaruar se kandidatëve për pranim në BE duhet tu tregohet hapur se çka pritet nga ata dhe në këtë aspekt, ka theksuar se presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, më 14 qershor në Bruksel, duhet t’i thuhet hapur se çka pritet nga ai.

Ai ka theksuar se Beogradi duhet t’i plotësoj marrëveshjet, pasi deri tash Beogradi nuk ishte i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet.

Llambsdorf ka thënë se në ushtarët gjermanë në Kosovë qitet me armë, se komandantin gjerman të KFOR-it e krahasojnë me Hitlerin, ndërsa në Beograd askush nuk reagon në këto gjëra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)