27 Prill 2024

SHBA qëndron fuqishëm prapa një Kosove sovrane dhe të pavarur

Pejë, 11 korrik - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se nuk mund të thotë nëse situata në veri të Kosovës është afër shtensionimit, ndërsa ritheksoi thirrjet për uljen e tensioneve dhe nevojën e bashkërendimit të qeverisë me aleatët perëndimorë përballë gjendjes në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Gjatë një veprimtarie në qytetin e Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, ambasadori amerikan tha se ulja e tensioneve është çështje emergjente.

“Shtetet e Bashkuara mbesin po aq të përkushtuara sa kanë qenë për ta parë Kosovën që arrin synimet e veta. Ajo që nënkuptoj me këtë është se ne qëndrojmë fuqishëm prapa një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike dhe multietnike e cila zë vendin e vet në strukturat euroatlantike. Ne punojmë shumë në arritjen e këtij qëllimi."

"Kjo padyshim nënkupton edhe që Kosova të shtrojë sovranitetin e vet. Veriu është i ndërlikuar dhe i vështirë kështu që mënyra se si qeveritë në Kosovë e menaxhojnë situatën atje është diçka shumë e brishtë për të cilën ne kërkojmë bashkërendim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori Hoveiner.

Ai theksoi se shtensionimi do të mundësonte që angazhimi të kthehet te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo nënkupton se ne duam t’i shmangim tensionet ose krizat e reja që pengojnë përpjekjet tona për ta parë zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësisë së lartë strategjike në të mirë të qytetarëve të Kosovës si dhe të sigurisë rajonale”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)