15 Maj 2024

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Prishtinë, 21 gusht - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Tracey Ann Jacobson rikonfirmoi gatishmërinë e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën edhe më tej ashtu si deri më tani ne integrimin në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Jacobson tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën drejt së ardhmes evropiane, si një mundësi për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, teksa theksoi rëndësinë e dialogut me Serbinë në këtë proces.

“SHBA-të janë të angazhuar që ta ndihmojnë Kosovën në forcimin e institucioneve të saj, që ajo të bëhet partnere domethënëse."

"Kjo do të thotë ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, garantimin e të drejtave të të gjitha bashkësive dhe harmonizimin e ligjeve të Kosovës me standardet e BE-së. Mezi që po pres të punojë me udhëheqësit e Kosovës në hapat e saj drejt të ardhmes evropiane”, tha Jacobson.

Ndërkaq Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku nga ana tjetër tha se integrimi evropian, është agjenda më konsensuale në Kosovë dhe është emëruesi i përbashkët i të gjitha subjekteve politike dhe grupeve etnike.

“Kosova ka dhënë disa prova të suksesshme që është e gatshme të jetë e përfshirë në procesin e integrimit evropian. Ne kemi thënë shumë herë që procesi i anëtarësimit është po aq i rëndësishëm sa vetë fakti që përgjatë procesit do të ndodhin reformat, transformimet, dhe gjatë procesit ne do t’i ndërtojmë vlerat dhe parimet evropiane”, tha Çitaku.

Ndër të tjera Ministrja Çitaku tha se agjenda e integrimit Evropian është agjenda më konsensuale që ka Kosova. Është emëruesi i përbashkët i të gjitha subjekteve politike dhe grupeve etnike.

Ministrja Çitaku tha se ”në sondazhin e realizuar para pak kohësh si rezultat ka dalë se 72 përqind e respondentëve kanë deklaruar se që nesër do të votonin në referendum për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian".

Ndërsa që 32 përqind e të anketuarve kanë qenë përfaqësues nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

"Kjo fletë qartë që ka një konsensus të gjerë për integrimin Evropian të Kosovës, konsensus nominal se si institucionet duhet ta dekonstruktojmë një agjendë proaktive, agjendë reformash përmes së cilave do t’ua përmirësonim jetën qytetarëve tanë.”

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)