17 Maj 2024

SHBA do të vazhdojë të jenë partner i afërt me Kosovën

Prishtinë, 25 shtator - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretaren për Mbrojtje pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Evelyn Farkas, me të cilën ka biseduar për zhvillimet politike, në veçanti për sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Në takim thekës i veçantë iu kushtua prioriteteve të sektorit të sigurisë në kuadër të sundimit të ligjit dhe dinamikës politike të sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe ndikimit të saj në sigurinë dhe marrëdhëniet e Kosovës me shtetet fqinje.

Ministri Kuçi pasi ka vlerësuar raportet e shkëlqyeshme të Kosovë dhe SHBA-ve, falënderoi znj. Farkas, për ndihmën e vazhdueshme që vendi i saj është duke e dhënë për Kosovën, si në aspektin politikë, ashtu edhe në atë të sigurisë dhe për punën e fuqishme që po bëhet për rishikimin e sektorit të sigurisë.

Me tej, Ministri Kuçi theksoi nevojën e ngritjes së kapaciteteve të sigurisë në Kosovë dhe mbështetjen e plotë të SHBA-ve për të realizuar tranzicionin e kompetencave në siguri.

Ministri Kuçi shprehi nevojën që Kosovës t’i hapen dyert për integrim në NATO, që sipas tij, do të ndikonte në stabilitetin e rajonit, ku roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm në çdo drejtim në Ballkan, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe në këtë drejtim tha së Republika e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë edhe në planin bilateral edhe në raport me NATO-në dhe shtoi së ngritja e kapaciteteve të sigurisë do të jetë gjithmonë në përputhje me kapacitetet e NATO-së.

Në anën tjetër, znj. Farkas pasi premtoi që SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partner i afërt me Kosovën dhe me prosperitetin e saj, shprehi vlerësimin e saj për seriozitetin me të cilin ka punuar Qeveria e Republikës së Kosovës në rishikimin e sektorit të sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)