28 Prill 2024

SHBA do të fuqizoj edhe më tej bashkëpunimi me Kosovën

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti një delegacion të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Dan Burton.

Në takimin e kryeministrit Thaçi me delegacionin e kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bisedua për aktualitetin kosovar, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për implementimin e reformave institucionale, si dhe për tema tjera me interes.

Kryeministri Hashim Thaçi në takimin e sotëm me kongresistët amerikanë Dana Rohrabacher, Dan Burton, dhe Theodor Poe, prezantoi përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparente, efektive, me theks të veçantë përkushtimet për implementimin e reformave në ekonomi, politikë dhe legjislacion, zbatimin e vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve dhe fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

Në takim, kryeministri Thaçi theksoi se tri vite pas shpalljes së pavarësisë, Republika e Kosovës është dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti, bashkëpunimi, zhvillimi dhe integrimi.

Në këtë storje suksesi, roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet përherë rol jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.

Në takimin me kongresistët amerikanë, kryeministri Thaçi shprehu vizionin dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investimet ekonomike ndërkombëtare në Kosovë.

Implementimi i Vizionit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik do t’i hap rrugë rritjes së investimeve ndërkombëtare në Kosovës, me theks të veçantë investimeve amerikane, dhe rrjedhimisht do të ndikojë në mënyrë përmbajtësore në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien sociale të qyetetarëve të Kosovës, - theksoi kryeministri Thaçi.

Në emër të delegacionit të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dan Burton, theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të fuqizohet edhe më tej, në funksion të avancimit të proceseve pozitive për të tashmen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)