28 Prill 2024

SHBA dhe Kosova sot nënshkruan memorandumin e sigurisë

Prishtinë, 23 maj - Ambasadori Amerikan në Kosovë, Christopher Dell, dhe Ministri Kosovarë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënshkruan sot marrëveshjen lidhur me Armët të Shkatërrimit në Masë (WMD), në zyrat e ministrisë së punëve të jashtme në Prishtinë, Kosovë.

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rrit vazdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit bilateral në promovimin e sigurisë dhe mbrojtjes së popullit Kosovar, dhe do të ndihmoj në avancimin e profesionalizmit dhe efikasitetit të kufijve Kosovar dhe zyrtarëve të rendit për t’u ballafaquar me incidente potenciale që përfshijnë trafikimin e ndaluar të WMD (Armëve të Shkatërrimt në Masë) dhe materiale të ngjajshme.

Marrëveshja do t’i hap Kosovës derën për të marrë pjesë në programet Amerikane të dizajnuara për të ndihmuar Kosovën në përforcimin e aftësive të tyre për të kontrolluar kufijt e vet dhe ndaluar trafikimin ilegal të Armëve të Shkatërrimit në Masë si dhe të materialeve që përdoren për ndërtimin e tyre.

Kjo zotësi e ngritur, do t’a shpërblej Kosovën ashtu që kjo e fundit t’i arrij standardet ndërkombëtare, sikurse është Rezoluta 1540 e Këshillit të Sigurimt, dhe do të kontribuoj edhe më tepër në parandalimin e shpërndarjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, presim që edhe më tepër të ngrisim bashkëpunim e suksesshëm të mos-përhapjes, i cili bashkëpunim në mes dy shteteve tona egziston që nga më parë, ku Shtetet e Bashkuara pajisin me një spektër të gjërë trajnimesh dhe seanca edukative për institucionet e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)