19 Maj 2024

Shala: Çështja e veriut të zgjidhet deri në qershor 2013

Prishtinë, 19, dhjetor - Bashkërenduesi i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Blerim Shala ka thënë se veriu i Kosovës nuk do të ketë trajtim të veçantë dhe çështja duhet të zgjidhet deri në qershor të vitit të ardhshëm në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Shala i cili është edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë deri tani, janë shtatë marrëveshje që janë arritur në harkun kohor prej marsit 2011 deri në verën e vitti 2012.

"Mund të supozoni që marrëveshja më problematike për zbatim është IBM apo marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, që është një marrëveshje shumë e saktë, shumë e qartë për ne, me siguri edhe për zyrën e zonjës (Catherine) Ashton."

IBM sipas tij nënkupton që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje të përbashkët në pikat kufitare, ndërsa regjimi kufitar është i njëjtë nëpër gjithë Kosovën. Kemi të bëjmë me një koncept i cili qe përkrahur fuqimisht madje edhe prej UNMIK-it, OKB-së dhe të gjitha instancave ndërkombëtare që Kosova është një zonë unike doganore.

Prandaj sië thotë Shala në të gjitha pikat doganore do të ketë inkasim të TVSH-së, sepse akoma shumëkush prej nesh po harrojmë që me marrëveshjen e CEFTA-s, shtetet në rajon janë të liruar prej taksës doganore.

Ndërsa, inkasimi i TVSH-së, i taksave në kuadër të pikave kufitare, sic e dini, bëhet nëpër terminale, nuk bëhet në pikat konkrete kufitare, megjithëse kjo çështje do të diskutohet në detaje në fillim të janarit, me 10 janar, ashtu që më 17 janar t’i vihet vulë kësaj çështjeje dhe të hyhet në fazën tepër të rëndësishme të krijimit të transparencës së plotë sa i përket përkrahjes financiare që Serbia ua bënë serbëve të Kosovës, e që parimisht është në kuadër të pakos së presidentit (Martti) Ahtisaari.

Nderkaq nënkryetari i AAK-së ka folur edhe lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me futjen e partisë që drejtohet nga Ramsuh Haradinaj në koalicion me PDK-në, ku ka thënë se nuk duhet ngatërruar mbështetjen që kjo parti u jep proceseve politike me debatet rreth mundësisë së bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kosova sipas tij ka qenë unike edhe në Rambouillet edhe në procesin e Vjenës, se ndryshe nuk bën, sepse këto janë tema prek të cilave varet fati i Kosovës e jo fati në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Për këtë shkak ne jemi ofruar dhe jemi së bashku në këtë proces. Kjo nuk paragjykon asgjë. Dmth, mund të ketë shenja që në këtë mënyrë krijohet një mirëbesim ndërmjet PDK-së dhe AAK-së dhe nesër bëhet ajo qeveria e koalicionit, por mund të ndodhë që faktikisht nuk do të krijohet qeveria e koalicionit", ka theksuar Shala.

Por, kjo sipas tij nuk do të thotë tash se unë apo Ramush Haradinaj do të hidhërohemi brenda natës dhe do të themi ‘nëse nuk doni të krijoni qeveri të tillë me ne, atëherë po e lëmë edhe punën e dialogut”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)