07 Maj 2024

Serwer: Platforma serbe i bënë bisedimet shumë më të rënda


 
Uashington, 23 dhjetor - Analisti Daniel Serwer ka theksuar se platforma për Kosovë, e autoriteteve të Serbisë, vështirëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Mua më duket që platforma është pozicion real i Beogradit i cili tregon se çfarë dëshiron Serbia.

Ai dokument bisedimet i bënë shumë më të rënda”, ka thënë Sewer për mediat serbe.

Serwver ka theksuar se Kushtetuta e Serbisë edhe kështu gati se e ua bënë të pamundur pozitën dialoguesve.

Sipas tij, kryeministri serb, Ivica Daçiq deri më tani me çështjen e Kosovës e cila i është ‘dhënë në dorë’ e ka mbajtur në mënyrën që i ka garantuar rezultat.

”Tani Nikoliq i ka dhënë platformën e cila sigurisht se do të dështojë”, ka pohuar Serwer.

Sipas tij, Serbia edhe pse ka humbur sovranitetin mbi Kosovën, ka interesa legjitime që të mbrojë serbët e Kosovës.

“Kjo do të duhej të ishte lënda e dialogut me Prishtinën dhe jo statusi i cili është përcaktuar gjatë procesi politik të paraparë me rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, ka thënë Serwer, raportojnë mediat serbe

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)