01 Maj 2024

Serish shtyhet seanca në Kuvend

Prishtinë, 4 tetor - Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate midis kryeparlamentarit e kryetarit të Grupit të PDK-së, gjë që ka bërë edhe shtyrjen e saj.

Pas pushimit 15 minutash, të kërkuar nga deputeti Adem Grabovci, Kuvendi s’kishte forum që të merrte çfarëdo vendimi, meqë deputetët e PDK-së nuk u kthyen në sallë.

Ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi konstatoi se në sallë ishin vetëm 54 deputetët, folësit e tjerë vunë re mungesën e deputetëve të PDK-së dhe të atyre partive në bashkëqeverisje me të, por edhe të AAK-së.

“ky Kuvend sa herë më parë ka shkelur rregulloren dhe madje edhe Kushtetutën”, që tingëllonte si thirrje që edhe këtë herë mund të shkelej, kërkoi që mbledhja të shtyhej për një datë kur mbushet afati ligjor për procedimin e Rezolutës së propozuar prej tij, që thërret për vazhdim të privatizimit, meqë “ne jemi për respektimin e ligjeve e të rregulloreve”, u shpreh Adem Grabovci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)