29 Prill 2024

Serbia ushtroi akt agresioni të pashembullt ndaj Kosovës

Prishtinë, 15 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin në Kuvendin e Kosovës mbi situatën në veri të vendit, me kërkesën e partive opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Situata në 4 komunat në veri të Kosovës është rezultat i përplasjeve mes dy paradigmave: asaj të ligjit e kushtetutshmërisë dhe asaj të sundimit të grupeve kriminale, të cilat kanë premisë fashizmin, si shprehje e dhunës ndaj institucioneve legjitime”, deklaroi kryeministri Kurti

Ai më tej shtoi se 'qasja jonë e vetme, zgjedhja e zgjidhja jonë është paradigma e parë, pra kushtetutshmëria e ligjshmëria'.

Duke folur për rrëmbimin e tre zyrtarëve policore të Policisë së Kosovë, për shkaqet e një akti të tille agresioni ndaj Kosovës, për arsye  të arrestimit të një eksponenti të shquar të krimit të organizuar, njërit prej krerëve të Mbrojtjes Civile, Millun Millenkoviq- Llune.

“Qartazi nuk bëhet fjalë këtu për një eksponent të krimit të organizuar, i cili na paska bërë vepror penale, ose shkelje ligji me 26 0ose më 29 maj. Kjo është bërë shumë e shumë vite ma herët deri kur u arrestua”, vuri në dukje kryeministri Kurti.

Ai më tej theksoi se pas ngjarjeve që pasuan pas arrestimit të Llune, Serbia ushtroi një akt agresioni ndaj Kosovës, më 14 qershor duke kidnapuar tre policë kufitarë te Policisë së Kosovës, në brendi të territorit të Kosovës, duke vënë në dukje se këtë akt e kanë kryer njësiti special i ushtrisë së Serbisë.

Kurti më tej theksoi se policët që u kidnapuan nuk ishin për herë të parë aty, derisa tha se 16 rrugë ilegale janë mbyllur për qarkullim.

“Akti i tillë nga perspektiva njerëzore qyqar e pengmarrës përbën në anën tjetër një akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, që është vepër e ndaluar në të Drejtën Ndërkombëtare, kurse urdhërdhënësit e saj kanë konsumuar një vepër penale ndërkombëtare. Shtete u binden rregullave bazike të së Drejtës Ndërkombëtare ose, nëse jo, reprezaljet do të duhej të pasojnë kurse rregullat minimale të raporteve ndërshtetërore duhet ndryshojnë. Se a duhet të shkojmë në një drejtim të tillë, ne ende po e presim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar “, deklaroi kryeministri Kurti, derisa shtoi se ruajtja e vijës kufitare në veri të vendit është në përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe e Policisë së Kosovës.

Më tej kryeministri Kurti sqaroi detyrat e përgjegjësitë e KFOR-it dhe institucioneve të tjera të Sigurisë, ndërsa shtoi se është në pritje nga KFOR-i për marrjen e përgjegjësisë në ushtrimin e funskionit të saj të mbrojtjes, duke urdhëruar Serbinë që t’i kthejë në Kosovë policët e kidnapuar, duke kërkuar që KFOR-i ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial , të sovranitetit, por edhe të pikës 4 të Marrëveshjes së Kumanovës.

Më tej kryeministri Kurti u shpreh se qeveria që drejton ai do të punojë ditë e natë, që të lirojë policë e kidnapuar

Kryeministri Kurti tutje njoftoi për situatën në veri të vendit që nga mbajtja e zgjedhjeve atje.

“Pas mbajtjeve të zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të vendit, dhe pas refuzimit, edhe pse iu dha afati shtesë prej pesë ditëve Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje lokale, Qeveria e Republikës së Kosovës e përmbushi detyrimin e saj për t’u mundësuar hyrjen në zyrë  kryetarëve komunave të zgjedhur në mënyrë demokratike e ligjore, përkundër daljes së ulët, pa faj të Kosovës të qytetarëve në votime”, deklaroi Kurti, teksa shtoi se përmbushja e këtij detyrimi nuk ishte as simbolike e as formalitet ligjor.

Sipas tij, ajo duhej përmbushur për të rrëzuar, siç tha ai, paradigmën e parë, që janë grupet fashiste të milicisë, që përcaktojnë se kush hyn në ndërtesë e kush del, se kush duhet të jetë kryetar i një komune në veri të vendit e kush ka të drejtë e kush ka obligime.

 “Qasja jonë më datë 26 maj nuk ishte as çështje zgjedhjeje e as dëshire, ajo përbente jo vetëm detyrim kushtetues e ligjor, por edhe detyrim ndaj sovranitetit të shteti e modelit qeverisës, që Republika jonë duhet të garantojë në të gjithë territorin e saj”, deklaroi tutje, Kurti.

Ai, mes tjerash, vuri në pah kontradiktat e thella ndërmjet të këtyre, siç u shpreh ai, paradigmave.

Kryeministri Kurti tutje bëri të ditur veprimet e qeverisë që udhëheq ai, me kujdesin maksimal, pas ngjarjeve që kanë ndodhur më 26 maj.

“Tërë kohën kemi qenë të durueshëm, të qetë, të kujdesshëm që të mos nxitohemi”, tha Kurti, por që, siç u shpreh ai, nuk u tërhoqën e as u nënshtruan nga milicia fashiste të Vuçiqit.

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)