17 Maj 2024

Serbia të nënshkruaj marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën

New York, 26 shtator - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton do t’i ofroj presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me rastin e takimit të tyre në New York, marrëveshjen për bashkëpunim ndërfqinjësor të Kosovës dhe Serbisë si bazë për të nisur bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton “Blic” duke u thirrur në burime të besueshme brenda kreut të koalicionit qeverisës serb.

Me përmbajtjen e propozimit i cili është hartuar në kabinetin e Ashtonit është e njohur edhe pala serbe, e cila përmes një letre ka shfaqur mospajtimin me një marrëveshje të tillë, respektivisht me qëllimin që ku duhet të dërgojnë bisedimet politike.

Sipas “Blicit”, e cila bazohet në disa burime të ndryshme, në pyetje është propozimi i cili ende nuk është hartuar dhe rreth të cilit do të negociojnë pala serbe dhe ajo kosovare, me ndërmjetësim te Ashtonit dhe sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

“Për të gjitha këto, Nikoliqin në Nju Jork e pret punë e vështirë që më Ashtonin të arrij pajtim për formulën e pranueshme rreth normalizimit të marrëdhënieve”, thekson “Blic”.

“Në rast se Brukseli insiston në marrëveshje të papranueshme për Serbinë, vetëm do të kontribuoj në minimin e procesit dhe nxitjen e autoriteteve në Serbi që të punojnë me sukses në zgjidhjen e problemet të Kosovës”, ka thënë një ekspert për bisedime me BE-në, i cili ka kërkuar që mos t’i përmendet emri.

Burime tjera të “Blicit” në Bruksel theksojnë se bisedimet politike ndërmjet presidentit dhe kryeministrit serb në njërën anë dhe kryeministrit dhe presidentes kosovare në anën tjetër, mund të ndodhin me ndërmjetësim të Ashtonit vetëm nëse paraprakisht arrihet marrëveshje për kahjen në të cilën duhet shkuar në rast se Beogradi dhe Prishtina e bindin Ashtonin që ky ‘tregim’ do të jetë i suksesshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)