29 Prill 2024

Serbia dorëzoj listën e të gjithë dokumentacionit të regjistrit kadastral

Prishtinë, 5 prill - Nën kryesimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dje në Prishtinë u mbajt takimi i radhës së grupit tre palësh të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për kthimin e dosjeve kadastrale të marra nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.

Në ketë takim, delegacioni i Serbisë e dorëzoj listën përfundimtare të të gjithë dokumentacionit të regjistrit kadastral që është marrë nga pjesa më e madhe e komunave të Kosovës.

Ndërsa mbetet që ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ata të Pronës ta analizojnë këtë dokument rreth saktësisë dhe vërtetësisë e informatave që janë përfshirë në të.  Lista përfshinë dosjet kadastrale të komunave, të Prishtinës, Podujevës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Rahovecit, Skenderajt, Ferizajt, Shtërpcës,Vushtrrisë, Deçanit, Gjakovës, Istogut, Lipjanit, Vitisë, Kamenicës, Drenasit, Klinës, Fushë Kosovës, Novobërdës, Obiliqit, Kaçaniku, Shtimes, Suharekës, dhe të Dragashit.

Në fund të takimit edhe njëherë u rikonfirmua gatishmëria e Institucioneve të Republikës së Kosovës, Agjencisë Kadastrale si dhe të Agjencisë Kosovare të Pronës për zbatimin e plotë të marrëveshjes për kthimin e dosjeve kadastrale të grabitura nga Serbia.

Grupi për zbatimin e marrëveshjes i Republikës së Kosovës ishte në përbërje të, Gazmir Raci, Këshilltar politik dhe koordinator i çështjes për dosjet kadastrale nga Zyra e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, Murat Meha, Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Scott Bowen, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Pronës dhe Xhevat Azemi, Zëvendësdrejtor, si dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ishin edhe ekspertet e kësaj fushe si Reshat Murati, Qemajl Kadiri, Hajzer Bublaku, Ismet Kryeziu dhe Muzafer Qaka.

Poashtu të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe të EUSR-it në Kosovë, Andrej Kiendl dhe znj. Michele Moran. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)