03 Maj 2024

Serbët e veriut sot vendosin për referendumin

Leposaviq, 4 janar - Serbët e Leposaviqit në institucionet e tyre paralele sot pritet të vendosin lidhur me nismën për mbajtjen e referendumit, ku do të deklarohen lidhur me pranimin e institucioneve të Kosovës në pjesën veriore.

Kryetari ilegal i kësaj komune Branko Niniq ka vlerësuar se ky referendum nuk duhet të mbahet, mirëpo qëndrime të kundërta vijnë nga këshilltarët lokal.

\"Këshilltarët e Partisë Demokratike janë kundër institucioneve të Kosovës, por ato vlerësojnë se rreth kësaj nuk duhet të deklarohen qytetarët në referendum. Mbajtja e referendumit është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Serbisë, pasi që Kosova është pjesë e Serbisë\", theksoi Niniq.

Nga ana tjetër, këshillat ilegale të komunave Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicën Veriore kanë sjellë vendim për mbajtjen e referendumit gjatë muajit shkurt.  Në listën e votimit është paralajmëruar fjalia se a mbështeten institucionet e Kosovës në pjesën veriore me po ose jo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)