01 Maj 2024

Serbët e veriut në "adresa të gabuara"

Mitrovicë, 26 prill - Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Uve Novicki, ka thënë se kërkesa e serbëve të veriut që KFOR-i t’iu mundësojë daljen në zgjedhje më 6 maj, është dërguar në adresë të gabuar.

“Nuk është në kompetencën tonë të përcjellim zgjedhjet. Misioni ynë është të sigurojmë mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes. Kjo është detyra jonë”, ka thënë Novicki për Radion Evropa e Lirë.

Më 6 maj, qytetarët e Serbisë do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, si dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Serbia ka thënë se nuk do të mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë, por disa përfaqësues të serbëve të veriut këmbëngulin se do të votojnë më 6 maj.

Në lidhje me kërkesën për prani të shtuar të KFOR-it në “zonat kritike”, Novicki ka thënë se misioni nuk flet për çështjet operative në publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)