18 Maj 2024

Serbët e veriut kritikojnë Tadiçin për takimin me Thaçin

Mitrovicë, 9 korrik - Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës ka vlerësuar se takimi i ish presidentit serb Boris Tadiç me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, është vazhdim i politikës së dëmshme të Partisë Demokartike në rrugën drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Në të njëjtën ditë, kur janë vrarë bashkëshortët Liljana dhe Milovan Jevtiç, ish presidenti i Serbisë i ofron dorën Hashim Thaçit, organizatorin e spastrimit etnik të serbëve”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli.

Spas këshillit “takimi vëllazëror” me Thaçin, nënkupton vazhdimin e politikës së Partisë Demokratike të Tadiçit, e cila me pranimin e planit të Ahtisarit, pranimin e EULEX-it dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka dhënë kontribut të madh në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Konferenca ndërkombëtare \"Samiti i Kroacisë 2012\" në Dubrovnik, ka mundësuar takimin mes ish presidentit serb, Boris Tadiç dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilin mediat e vlerësuan si takim historik.

Zyrtarët dhe politikanët e Beogradit e kanë bojkotuar zyrtarisht takimin e liderëve rajonalë të vendeve të Evropës Juglindore në Dubrovnik, duke iu shmangur kështu çfarëdo njohjeje zyrtare të pavarësisë së Kosovës.

Serbia refuzon që të marrë pjesë në takimet ku janë të pranishëm edhe liderët kosovarë, në shenjë kundërshtimi ndaj shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Tadiç, që ka humbur zgjedhjet presidenciale në muajin maj, kundrejt kandidatit nacionalist Tomisllav Nikolliçit, më parë ka shmangur ndonjë kontakt direkt me politikanët e lartë kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)