03 Maj 2024

Serbët e veriut janë të befasuar me refuzimin e Beogradit

Mitrovicë, 5 janar - Përfaqësuesit e serbëve të veriut në Kosovë janë të befasuar me refuzimin e Beogradit që t’iu ofrojë përkrahje në mbajtjen e referendumit në të cilin ata kanë ndër mend të deklarohen nëse do t’i njohin institucionet e Kosovës, njofton B92.

Kryetari ilegal i Mitrovicës Kërstimir Pantiq (në foto) ka deklaruar se referendumi do të përforcojë pozitën negociuese në dialog me Kosovën ndërsa qëndrimin e tillë të Beogradit për referendumin e interpreton si presion të BE-së.

\"Jam i sigurt se kryetari serb Tadiq dhe qeveria do të pranojnë vendimin tonë dhe në fund do të përkrahin referendumin sepse epilogu i tij vetëm do përforcojë pozicionin e Serbisë në dialog dhe do të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje më të mirë të statusit të Kosovës\", ka thënë Pantiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)