03 Maj 2024

Serbët e Leposaviqit votojn pro referendumit

Prishtinë, 4 janar - Kuvendi paralel i Leposaviqit, vendosi sot që më 15 shkurt t’i bashkohet referendumit përmes të cilit serbët do të deklarohen nëse duan të pranojnë institucionet e Kosovës.

Në takim nuk ishin “deputetët” e Partisë Demokratike, që ka pushtetin në Serbi, ndërsa gazetarët nuk mundën të kuptojnë pse ata mungojnë.

16 “deputetë”, nga gjithsej 31, votuan për referendumin që është shpallur edhe në tri komunat tjera paralele në veri të Kosovës.

Kryetari ilegal i Leposaviqit, Branko Ninic, ka thënë për Beta se është kundër referendumit, raporton Telegrafi.

“Për këtë nuk kanë pse të deklarohen komunat në veri të Kosovës, kur dihet se institucionet e Prishtinës nuk i ka pranuar as Qeveria e Serbisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)