17 Maj 2024

Seanca e ndërprerë javës së shkuar mbahet të enjten

Prishtinë, 8 tetor - Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që seanca e ndërprerë e 4 tetorit të vazhdohet këtë të enjte duke e plotësuar rendin  e ditës me interpelancën ministrit, Enver Hoxhaj, lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.

Në këtë seancë, e cila, për shkak të rendit shumë të ngjeshur, mund të zgjasë më shumë se një ditë, do të nxirren për votim mocioni i propozuar nga opozita dhe rezoluta GP të PDK-së lidhur me privatizimin, që ishin produkt i debatit për privatizimin dhe u bënë shkak që të ndërpritej seanca e shkuar.
Kryesia ka miratuar sot edhe rendin e ditës për seancën vijuese, e cila duhet të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Pas pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta të Kuvendit: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe  pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, deputetët në këtë seancë do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv dhe Projektligjin për rritjen e kuotës së Republikës  së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për herë të parë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për odat e profesionistëve shëndetësorë, Projektligji për kontrollin e duhanit, si dhe Projektligji për punimet nga metalet e çmuara.

Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Raporti i  punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2011, si dhe Raporti vjetor i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011. Auditori i Përgjithshëm është ftuar ta paraqesë raportin e tij para deputetëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)