14 Maj 2024

Sahatqija takon Khanen

Prishtinë, 27 korrik - Drejtorja e CEO - WfWI, Afshan Khan u prit nga kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija.


Kosova ka shumë gra të cilat janë   kompetente  të marrin përgjegjësi dhe të kontribuojnë zhvillimit dhe përparimit të vendit

Znj Khan, e cila po qëndron në Kosovë deri më datën 28 korrik, ka qenë për shumë kohë drejtore e Sektorit Publik –PARMO në kuadër të UNICEF   dhe ka qenë e angazhuar për mobilizim të më se 10 bilion $ për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve, është pritur nga kryetarja e Grupit të Grave Deputete,  znj.Teuta Sahatqija.

Zonja Khan është gjithashtu veprimtare për të drejtat e njeriut, arsimimin, ushqimin dhe mirëqenien e fëmijëve, gruas dhe familjes.
Kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija e njoftoi znj Khan për punën e GGD-së, aktivitetet  në Parlament, sa i përket politikave gjinore, si dhe për aktivitetet e deputeteve për ta ndihmuar dhe fuqizuar gruan në të gjitha nivelet dhe sektorët.

Tani, tha Sahatqija,  po bëjmë përpjekje që të kemi përfaqësim edhe më të madh të grave në pozita të rëndësishme  shoqërore dhe politike, sepse Kosova ka shumë gra të cilat janë   kompetente  të marrin përgjegjësi dhe të kontribuojnë zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Znj Khan tha se është e impresionuar me nivelin e Grave të Kosovës dhe punën e GGD-së dhe theksoi se WfWI, e cila vepron edhe në Kosovë,  ka për qëllim të ndihmojë iniciativat e grave për veprimtari ekonomike, si dhe do të bëjë aktivitete me qëllim të rritjes së  mirëqenien e gruas dhe familjes.

Në fund të takimit zonjat Sahatqija dhe Khan folën për projektet dhe format konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)