29 Prill 2024

Riintegrimi i personave të riatdhesuar prioritet për Kosovën

Prishtinë, 22 korrik - Ministria e Integrimit Europian sot organizoi takimin e tretë me radhë të nivelit më të lartë politik me Kryetarët e Komunave mbi obligimet e Komunave në implementimin e kornizës ligjore dhe strategjike për ri-integrimin e shtetasve të riatdhesuar.

Sikur në takimet e mëparshme, edhe në këtë takim mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi. Në takim mori pjesë edhe z. Kjartan Björnsson, U.D. i të Ngarkuarit me Punë në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë dhe kryetar të komunave të Republikës së Kosovës.

Në hapjen e shkurtër të takimit, Ministrja Çitaku sqaroi se qëllimi është informimi i ndërsjellë në mes të nivelit qendror dhe lokal mbi përparimin e arritur nga Komunat në ri-integrimin e shtetasve të riatdhesuar që nga takimi i kaluar dhe përgatitjet për misionin e ardhshëm vlerësues të Komisionit Europian dhe Shteteve Anëtarë të BE-së në këtë fushë, të planifikuar për fillimin e shtatorit.

Pas kësaj, Kryeministri Thaçi theksoi se pritet që ky mision do t’i kushtojë vëmendje të veçantë vlerësimit të përmbushjes së obligimeve që dalin nga procesi i ri-integrimit në nivelin komunal përmes vizitave të  paparalajmëruara, prandaj u bëri thirrje Kryetarëve të Komunave që ata dhe i tërë stafi i tyre relevant të jenë të përgatitur profesionalisht si dhe të jenë të gatshëm të ofrojnë të gjithë informatat e kërkuara në fusha tashmë të njohura që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve publike.

Kjo pasi që është e domosdoshme që të sigurohet një vlerësim sa më pozitiv nga KE, i cili do të jetë kyc vendimin e BE-së në lidhje me fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Në fund, Kryeministri Thaçi theksoi se është shumë me rëndësi që Komunat të bëjnë progres të dukshëm në planifikimin e nevojave për ri-integrim që do të mund të mbështeteshin nga Fondi për Ri-integrim dhe burime të tjera financiare, si dhe në aktivitete të vetëdijesimit.

Nga ana e tyre, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Komunës së Ferizajt, z. Xhemajli, ai i Komunë së Prishtinës, z. Isa Mustafa, dhe ai i Komunës së Gjakovës, z. Pal Lekaj, dhanë një pasqyrë të shkurtër të progresit të arritur deri më tani në përmbushjen e obligimeve të Komunave të tyre që dalin nga ky proces, si dhe të nevojave e sfidave me të cilat përballen.

Ata gjithashtu theksuan se do të sigurojnë kryerjen me sukses të obligimeve të tyre gjatë vizitave vlerësuese të KE-së, krahas kryerjes së obligimeve të zakonshme ndaj institucioneve të nivelit qendror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)