07 Maj 2024

Rexhepi: Udhërrëfyesi për vizat do të ketë 101 kritere

Prishtinë, 7 qershor - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka vlerësuar se udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave do të jetë mjaft sfidues për institucionet e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se ky udhërrëfyes përmban 101 kritere teknike, të cilat priten të plotësohen deri në fund të vitit.

Rexhepi në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se në mënyrë të njëanshme shumica e këtyre kritereve janë plotësuar.

“Fatmirësisht që nga viti 2009 kemi pasur udhërrëfyesin tonë personal për liberalizimin e vizave, duke u bazuar në rrugëtimin e shteteve të rajonit. Që nga atëherë një numër të madh të kushteve i kemi plotësuar”, është shprehur Rexhepi, duke deklaruar se udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave është i njëjtë si i vendeve të rajonit dhe ka pasur tendenca të jetë më ndryshe.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se veriu i Kosovës nuk do të ketë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave pasi, sipas tij, kufiri në atë pjesë menaxhohet nga institucionet ndërkombëtare.

Sipas tij, pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën nuk paraqesin pengesë në këtë proces. “Shtetet të cilat nga kanë pranuar si shtet bëjnë më shumë pengesa, sidomos ato që ballafaqohen me numrin e madh të azilkërkuesve”, është shprehur Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)