03 Maj 2024

Rexhepi nuk e përjashton mundësinë e bisedimit me ilegalët

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se zgjedhjet lokale serbe, të zhvilluara në Zubin Potok dhe Zveçan, nuk kanë prodhuar asnjë efekt juridik.

Duke folur për emisionin telviziv Rexhepi ka thënë se ka pasur tentativa për mbajtje të zgjedhjeve lokale edhe në rajonet e tjera serbe në Kosovë, si në Graçanicë dhe Shtërpcë. Sipas, tij ditën e mbajtjes së zgjedhjeve njësitet speciale të policisë kanë qenë të gatshme për ndërhyrje, por kjo ka qenë e panevojshme.

Ndërkohë, për shtrirjen e autoritetit në veri, ministri Rexhepi, sërish nuk ka përjashtuar ushtrimin e forcës. Por kësaj radhe, ministri i brendshëm ka qenë tejet kritik edhe me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se vazhdimisht ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të veprohet në veri, por sipas tij, gjithmonë ka marrë përgjigjen e njëjtë, se nuk është momenti i duhur.

Ministri Rexhepi ka thënë se pas themelimit të qeverisë së re në Serbi është momenti më i duhur që të veprohet për shtrirjen e autoritetit në këtë pjesë të vendit. Njëkohësisht Rexhepi nuk ka përjashtuar mundësinë që të bisedohet edhe më kryetarët ilegal të komunave ilegale në veri, në rast se ata zgjidhen përfaqësues legjitim nga qytetarët serb të pjesës veriore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)