17 Maj 2024

Rexhepi: Korrupsionin nuk po e luftojmë në mënyrë selektive

Prishtinë, 27 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, i ka quajtur të pabaza dhe kontradiktore akuzat e deputetit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili një ditë më herët e pati akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke bërë asgjë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Rexhepi për “Epoka e re” ka thënë se akuza të tilla nuk qëndrojnë fare. “Institucionet shtetërore janë duke e kryer detyrën e tyre në mënyrë profesionale.

Deklaratat dhe akuzat e tilla janë kontradiktore. Nëse  mendohet se disa zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët po hetohen për korrupsion, janë në opozitë, është gabim, ata janë në pozitë, pra udhëheqin kryeqytetin”, ka thënë Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)