29 Prill 2024

Rexhepi: KFOR-i mund të hetojë nëse do rrëmbimin e policëve

Prishtinë, 4 prill - Ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka deklaruar se KFOR-i, “vetëm nëse do” mund të jetë pjesë e hetimit lidhur me rrëmbimin e dy policëve të Kosovës nga ana e xhandarmërisë serbe. 

Rexhepi në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” ka reaguar pas deklaratës së Dan Harway, shef i zyrës për media në KFOR, sipas të cilit, hetimi dhe sqarimi i këtij incidenti, më shumë është çështje e autoriteteve të Kosovës dhe misionit EULEX.

“Normal atë e bëjnë EULEX-i dhe policia jonë. Por, nëse ka nevojë edhe KFOR-i mund të hetojë, nëse duan ta mësojnë variantin e arrestimit të policëve”, ka thënë Rexhepi. Ai ka ritheksuar se kanë kërkuar që të bëhet hetimi i pavarur nga EULEX-i, KFOR-i dhe Komisioni Evropian për arrestimin e dy policëve.

Ndërkaq, Nicholas Hawton, zëdhënës i EULEX-it i ka thënë gazetës se ata gjithmonë bashkëpunojnë me KFOR-in. “EULEX-i po mbledh informacione lidhur me rrethanat të asaj se çfarë ka ndodhur. Ne ende nuk kemi informacione të sakta se ku ndodhi incidenti, por ne jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Hawton.

Dy policët, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, të cilët u arrestuan të shtunën nga xhandarmeria serbe në zonën në afërsi të pikës kufitare në Merdarë, i janë dorëzuar të hënën EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)