28 Prill 2024

Rexhepi kërkoj thellim bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë

Prishtinë, 5 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim një delegacion parlamentar nga Hungaria, anëtarë të Komisioneve të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Kuvendit Kombëtar Hungarez, të kryesuar nga Csampa Zsolt, nënkryetar i Komisionit të Mbrojtjes.

Gjatë këtij takimi, ministri Rexhepi i njoftoi parlamentarët hungarez me angazhimet Ministrisë së Punëve të Brendshme në sundimin e rendit dhe ligjit, me fokus luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Policinë e Hungarisë, të cilët veprojnë në kuadër të EULEX-it.

Ministri Rexhepi theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtarë sa i përket pjesës së Ballkanit.

Nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Csampa Zsolt, bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve e cilësoi të një rëndësie të veçantë, posaçërisht atë sa i përket bashkëpunimeve për ngritjen e nivelit të luftimit të krimit të organizuar dhe shfaqi gatishmërinë për të ofruar përvojën hungareze në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)