04 Maj 2024

Rexhepi: Jemi të vendosur ta mbrojmë zyrën në veri

Prishtinë, 25 maj - Formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një hap i rëndësishëm, pasi është një lloj “komune” në bazë të Pakos së Ahtisaarit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Sipas tij, kjo zyrë do të ofrojë shërbime për qytetarët e kësaj zone pasi një numër i madh i tyre kanë bërë kërkesa, ndërsa tani do ta kenë më të lehtë për të pasur shërbime si edhe gjithë qytetarët e tjerë.

“Në një të ardhme të afërt presim që të organizohen zgjedhje lokale atje të organizuara nga institucionet e Kosovës në mënyrë që të kemi partnerët legal të asaj ane. Kjo në një mënyrë është gati përmbushje e Pakos së Ahtisaarit, duke ndikuar që edhe monitorimi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës të përfundojë në shtator”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, ekziston gatishmëria e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që të jenë këmbëngulës për të mundësuar funksionimin e kësaj zyreje. “Ne presim protesta, dhunë dhe gjëra të tjera, mirëpo ne duhet të jemi të vendosur që ajo të funksionoj dhe njerëzit të kenë qasje të lirë në këtë zyrë administrative”, ka theksuar Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)