28 Prill 2024

Rexhepi: Florini e ka mendjen e sëmurë

Prishtinë, 10 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, i cili një ditë më parë e ka akuzuar atë se është pjesëtar i SHIK-ut.

Ministri Rexhepi ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, se akuzuat e Krasniqit nuk qëndrojnë. Madje, ministri Rexhepi, duke mos dashur t’i komentojë deklaratat e deputetit Krasniqi, e ka quajtur atë njeri me mendje të sëmurë.

“Nuk dëshiroj të merrem fare me atë njeri. Nuk dëshiroj t’i komentoj deklaratat e një njeriu me mendje të sëmurë. Ai njeri e ka mendjen e sëmurë”, ka thënë Rexhepi.

Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme e ka hedhur poshtë akuzën e Krasniqit, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut. Rexhepi ka thënë se opinioni e di se asnjëherë nuk ka pasur lidhje me SHIK-un, madje as që i ka interesuar puna e këtij shërbimi.

Të martën deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, duke e komentuar deklaratën e ministrit Rexhepi i cili kohë më parë ka thënë se “mund ta mbajë Lëvizjen Vetëvendosje në xhepin e vogël”, ka deklaruar se “Rexhepi është pjesë e strukturave paralele të sigurisë dhe me këto struktura mundohet të tregohet i fortë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)