01 Maj 2024

Rexhepi: Do të bëjmë një analizë rreth raportit te progresit

Prishtinë, 24 tetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u  mbajt takimi i radhës i grupit punues ndërinstitucional kundër krimit të organizuar.

Ky takim u mbajt nën organizmin e Sekretariatit Nacional Kundër Krimit të Organizuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinatori nacional kundër krimit të organizuar, Bajram Rexhepi, udhëhoqi takimin e sotëm dhe përmendi të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me luftimin e krimit të organizuar.

“Kemi planifikuar të bëjmë një raport mbi vlerësimin e përgjithshëm të implementimit të Strategjisë dhe Planit të veprimit kundër krimit të organizuar, në mënyrë që të shohim saktësisht se sa është implementuar ky plan“, tha ministri Rexhepi.

Me këtë rast, ministri Rexhepi diskutoi edhe për Raportin e Progresit dhe tha se duhet të bëhet një analizë e thellë, në mënyrë që të identifikohen sfidat që dalin nga ky raport dhe të punohet në zbatimin e tyre.

Në këtë takim gjithashtu u prezantuan të arriturat nga institucionet që janë përgjegjëse për implementimin e Planit të Veprimit kundër krimit të organizuar dhe u vendos që të formohet një grup punues i cili do të bëjë vlerësimin e përgjithshëm të implementimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër krimit të organizuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)