03 Maj 2024

Rexhep Boja emërohet ambasador në Arabinë Saudite

Prishtinë, 18 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka dekretuar emërimin e Rexhep Boja ambasador rezident të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pikat 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7, pikat 1, 2 dhe 6 të Ligjit nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar me  nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe me qëllim të forcimit të marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)