29 Prill 2024

Republika e Surinameve njeh pasaportat e Kosovës

Prishtinë, 13 korrik - Republika e Surinameve ka marrë vendim për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

Vendimi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë, i ka dërguar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë.

Në letër bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës mund të udhëtojnë në Suriname, pas pajisjes me vizë.

Njohja e dokumenteve nga Suriname dhe shtete të tjera të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë kosovare për avancimin e qëndrimeve të këtyre shteteve, drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, që nga marrja e mandatit në krye të MPJ-së, ka zhvilluar fushatë të fuqishme lobuese në vendet e Amerikës Latine për avancimin e qëndrimeve dhe njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga të gjitha shtetet e kësaj pjesë të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)