14 Maj 2024

Republika e Malit ka njohur Republikën e Kosovës

Prishtinë, 18 gusht - Republika e Malit është shteti i 92 i OKB-së, që ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe Sovran.

Në një konferencë për medie, zëvendëskryeministri Pacolli prezentoi edhe notën verbale të nënshkruar nga presidenti i Malit, Dioncounda Traore nëpërmjet të cilës ky shtet renditet në mesin e shteteve që deri më tani kanë njohur Republikëne  kosovës.

Sipas Pacolli tanimë në rajonin e Afrikës perendimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.

“Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet, dhe besoj se shumë shpejt gjithqka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.

Përveq Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)