03 Maj 2024

Reichel ritheksoi përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe për perspektiven evropiane të Kosovës.
 
Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin Reichel, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në shtetndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
 
Ministri Hoxhaj ka diskutuar me ambasadorin gjerman edhe për proceset integruese të Kosovës, për progresin e vazhdueshëm që po shënohet nga institucionet edhe shoqëria kosovare në këtë rrugë, si dhe për hapat e ardhshëm në realizimin e aspiratave euro-integruese.

Në këtë aspekt, Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin e madh që po jep shteti gjerman, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovën.
 
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, ka ritheksuar përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset euro-integruese si dhe në forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)