11 Maj 2024

Reformat në udhëkryq

Prishtinë, 13 qershor - Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ua ka tërhequr vërejtjen përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, se mund ta dërgojnë vendin drejt një krize institucionale në rast se nuk i respektojnë afatet kohore lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të parapara me marrëveshjen politike dhe rezolutën e Kuvendit.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka kërkuar nga liderët politikë dhe institucionalë ta respektojnë marrëveshjen.

“Nuk është koha për kriza politike në Kosovë, është koha të punohet maksimalisht për zhvillim ekonomik, për afrimin të shtetit në arenën ndërkombëtare si dhe anëtarësim të Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkim Evropian (BE), konkretisht plotësim e kushteve për liberalizimin e vizave”, është shprehur Baraliu.

Gjithashtu, Baraliu ka kërkuar nga Atifete Jahjaga t’i respektojë marrëveshjen politike dhe Rezolutën e Kuvendit, pasi “presidentja ka ardhur në krye të shtetit falë kësaj marrëveshje”.

Sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Gjykata Kushtetuese e Kosovës (GJK) për reformën kushtetuese ka kompetencë dhe të japë vlerësim vetëm për Kapitullin e Dytë të Kushtetutës, i cili ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve, konkretisht të komunitetit pakicë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)