02 Maj 2024

Referendumi, 69 serbë përkrahin institucionet e Kosovës

Mitrovicë, 16 shkurt - Serbët e Kosovës në komunat veriore të saj dje përfunduan referndumin për përkrahjen ose jo të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Sipas rezultateve të shpallura paraprake, vetëm 69 serbë kanë votuar në mbështetje të institucioneve të Kosovës, ndërsa 25.524 janë shprehur kundër, nga gjithsejt 26.723 qytetarë që kanë dalur për të shprehur votën e tyre në këtë referendum të paligjshëm dhe antikushtetues në shtetin e Kosovës.

Sipas komisionit të referendumit, 134 vota janë shpallur të pavlefshme. Parlamenti i Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe antikushtetues mbajtjen e këtij referendumi të ashtuquajtur. Reagimet kanë vijuar edhe nga Beogradi, ku mbrëmë kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq ka reagur menjëherë duke thënë se referendumi është i pakuptimtë.

Edhe bashkësia ndërkombëtare është shprehur kundër këtij organizimi ilegal të serbëve në kuadër të shtetit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)