28 Prill 2024

Reduktohen alternativat për ndryshimin e Kushtetutës

Prishtinë, 12 shtator - Gjatë fundjavës, Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbajti punëtorinë e radhës.

Gjatë dy ditëve, anëtarët e  Komisionit prezantuan draftet e para të  mundshme të amendamenteve kushtetuese dhe kornizën e draft ligjit për zgjedhjen e Presidentit.

Gjatë punëtorisë, anëtarët e komisionit i shqyrtuan në detaje alternativat e propozuara si dhe eliminuan disa prej tyre, duke e ngushtuar kështu rrethin e alternativave që mbesin për tu shqyrtuar më tej. 

Përveç anëtarëve të Komisionit, pjesë e kësaj punëtorie ishin edhe një spektër i gjerë i  ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët i prezantuan Komisionit sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.

“Komisioni është angazhuar në drejtim të reduktimit të alternativave, ndërkohë që vetëm për disa amendamente të propozuara do të mbesin alternativa. Disa çështje që janë të rëndësisë së veçantë ende kanë mbetur të hapura,  në mënyrë që  të vendoset vetëm pasi të jenë zhvilluar konsultimet publike me qytetarë”, u shpreh Arsim Bajrami,  kryetari i Komisionit.

Gjatë punëtorisë, u prezantua edhe strategjia  e Komisionit për fushatën sensibilizuese dhe plani për mbajtjen e takimeve publike me qytetarë.

Sipas planit të punës të miratuar nga komisioni, këto takime do të fillojnë me 4 Tetor dhe do të mbahen në 11 qytete më të mëdha të Kosovës përfshirë dhe komunat e banuara me komunitete pakicë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)