18 Maj 2024

Reagon Arsim Bajrami

Prishtinë, 6 korrik - Kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese Arsim bajrami, ka reaguar për vazhdimin e mandatit të presidentes së Kosovës.

Ai ka thënë se gjykata kushtetuese tejkaloi limitet e përcaktuara të juridiksionit të saj.

Në vazhdim sjellim letrën me shqetësimet e tij.

Duke qenë në vizitë jashtë shtetit, në pamundësi tjetër, dëgjova dhe lexova nga mediet vendore lajmin për njoftimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

 

Fillimisht dëshiroj të sqaroj që teksti i vlerësuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk është propozim i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, por i liderëve të katër partive politike (PDK, LDK, AKR, AAK), i dorëzuar pasi që komisioni për amendamentimin e Kushtetutës ka dorëzuar draftin zyrtar të propozim-amendamenteve, i mbështetur nga 30 deputetë.

Po ashtu me vëmendje lexova edhe komunikatën për medie të shpallur në ueb faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese dhe nga përvoja ime e deritashme në proceset e kushtetutë-bërjes konstatoj si vijon:

1. Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese tejkalon limitet e përcaktuara të juridiksionit të saj konform nenit 144 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse asnjëra nga amendamentet e vlerësuara nuk bie ndesh me kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për arsye se amendamentet e kontestuara nga Gjykata Kushtetuese janë edhe praktikë e kushtetutave më moderne të botës, të cilat komisioni i ka marrë si model gjatë procesit të ndryshimit të kushtetutës;

2. Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç është dhënë, është i paqartë dhe jo konkret sepse nuk citon ndonjë nen të kushtetutës, konkretisht të kapitullit II të saj, por vetëm shfaq dyshime në interpretim duke përdorur shprehjen “duket se pakëson”, shprehje kjo e cila lë hapësirë për interpretime të dyfishta dhe alternative;

3. Një interpretim i tillë i ngushtë paraqet ndërhyrje të kësaj Gjykate në procesin Kushtetutë-dhënës, njëherësh kjo mund të shihet edhe si ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit për miratimin dhe ndryshimin e Kushtetutës;

4. Kjo tendencë e interpretimit të ngushtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen mund të paraqet një precedent sa i përket qasjes ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe kjo tendencë e interpretimit automatikisht e shndërron Gjykatën Kushtetuese në “autor” të ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht në pushtet të katërt, gjë që bie në kundërshtim me parimin fundamental kushtetues të ndarjes së pushteteve;

5. Sa i përket amendamentit 10 (dhjetë), që parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, 6 përkatësisht 9 muaj pas hyrjes në fuqi të këtyre amendamenteve, ai ka paraqitur bazën politike në rastin e zgjedhjes së presidentit/es dhe nisjen e procesit të ndryshimit të Kushtetutës. Ky amendament njëherësh mban autorësinë e katër liderëve të partive politike (PDK, LDK, AKR, AAK), andaj komisioni kushtetues vlerëson se autorësia e këtij amendamenti i takon liderëve politikë, të cilët e kanë dërguar propozimin për vlerësimin e amendamenteve tek Gjykata Kushtetuese dhe të njëjtit janë përgjegjës për menaxhimin e situatës kushtetuese dhe politike të krijuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)