06 Maj 2024

Rasmussen shpreh mbështetjen e NATO për Kosovën

Prishtinë, 30 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen..

“Në këtë bashkëbisedim Thaçi dhe Rasmussen kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe për tema tjera”, njofton Qeveria.

Sipas njoftimit, Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë rolin e NATO-s në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe ka theksuar se në këtë drejtim bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me NATO-n është i shkëlqyeshëm.

“Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Për të arritur këto objektiva është e domosdoshme që të rritet koordinimi dhe vendosmëria e mekanizmave ndërkombëtarë dhe vendorë të sigurisë”, ka theksuar Thaçi dhe informoi sekretarin Rasmussen se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar thellësisht në ndërtimin e një klime të mirëbesimit me qytetarët e saj në pjesën veriore të Kosovës, duke hapur kështu perspektivën e gjithanshme edhe në atë pjesë të vendit.

“Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka shprehur mbështetjen e NATO-s për angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në këtë drejtim, Rasmussen ka vlerësuar lartë rolin konstruktiv të Qeverisë së Kosovës në koordinimin e veprimeve me autoritetet e NATO-s për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)