28 Prill 2024

Raporti i Progresit, opozita kritikon qeverinë

Prishtinë, 8 nëntor - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosoves debati parlamentar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian ka nisur me akuza të të rënda mes pozitës dhe opozitës.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës deputeti Ismet Beqiri Qeverinë e ka quajtur megalomane dhe qeveri shpenzuese.

Pasi ka arsyetuar kërkesen për këtë debat parlamentar, deputeti Beqiri ka thënë se kjo seancë duhet të shërbejë për ate që të shihet se cila është e vërteta për Kosovën, në menyrë që mos të prezantohet ashtu siç po prezantohet si raport i të arriturave.

“Për LDK-në ku raport ka qenë i pritshëm dhe si raport është shqetësues për LDK-në, është raport që me së paku i shkon fjala progres e ku po ashtu janë shqetësuese konstatimet e këtij raporti për të gjitha fushat në Kosovë”, ka thënë Beqiri.

Me këte rast, ai ka permendur evidentimet në Raportin e Progresit, duke nisur nga keqpërdorimet në zgjedhjet e fundit, të cilat sipas Beqirit, prodhuan një qeveri harxhuese, që po e dërgon Kosovën drejt kolapsit, një qeveri që ka dështuar në procesin e privatizimit, një qeveri që ka dështuar në reformimin e administrates publike, që punëson dhe rrite numrin e ministrive pa kurrfarë kriteresh.

“Kemi nje qeveri megalomane, qeveri qe politiken e ka sport, e sportin politike. Me nje qeveri te tille, me se paku veprohet ne drejtim te reformave. Integrimi yne evropian eshte iluzion, sundimi i ligjit eshte larg nevojave, korrupsioni eshte nje prej me te keqijave qe e rrezikojne vendin tone”, ka thene Beqiri.

Kater rekomandimet e LDK-se, perfshijne intensifikimin e reformat ne te gjitha fushat, sidomos ne reformen zgjedhore, angazhimin e Kuvendit per pergatitjen e ligjeve te domosdoshme per te gjitha reformat ekonomike, politike dhe sociale, pergatitjen e nje program veprues te Qeverise ne baze te te gjeturave te Raportit te Progresit dhe sigurimin e nje sinergjie te Kuvendit, Qeverise, ministrive, komunave dhe institucioneve tjera per plotesimin e te gjitha kritereve, ekonomike, politike dhe sociale.
 
Në anën tjetër Kryeministri Hashim Thaçi ka kundërshtuar pohimin e Beqirit, se fjala progres nuk mund te zere vend ne kete raport, duke thene se askush nuk mund ta ndryshoje ketë formulim, sikur qe nuk mund t’i mohojë as të arriturat e Kosoves.

Por ka shtuar se duhet te dihet qartë ndarja e pushteteve dhe mos t’i ngarkohen qeverise edhe pergjegjesite e legjislativit dhe gjyqesorit.

"Natyrisht se formulimet e Komisionit Evropian, të nderuar deputetë, ne nuk mund t’i ndryshojmë, se Raporti i Progresit hartohet për ēdo vend, prandaj edhe asnjë grup parlamentar apo individ nuk mund të ndryshoj formulimin Progres në diēka tjetër", ka shtuar ai.

Thçi ka thënë se ky Raport i Progresit, nuk duhet të jetë një debat elektoral, por përmbajtjesor, substancial dhe i bashkëpërgjegjshëm për të ardhmen.

Raporti i Progresit sipas tij është për Kosovën, nuk është për Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe pushtete janë të ndara, edhe legjislativi, edhe gjyqësori, dhe natyrisht edhe ekzekutivi.

"Gjithçka që i takon ekzekutivit, e marrim përgjegjësinë e plotë. Ndërsa nga diskutuesi i mëhershëm u harrua gjithēka që diskutohet për legjislativin, dhe gjyqësorin, dhe gjithēka nga këtu u mundua të vihet në barrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës", ka vazhduar kryeministri me tutje.

Gjetjet e Raportit të Progresit siç ka thënë Thaçi janë plotësisht në pajtim me pozicionin dhe qëllimet për zhvillimet politike dhe institucionale të Qeverisë në fushën e sundimi të ligjit, reformës së administratës publike, reformës së gjyqësorit, luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimit ekonomik të vendit, dhe zgjerimit të dialogut dhe pajtimit të komuniteteve.

"Strukturat për integrim evropian tanimë jo vetëm që janë themeluar, por janë funksionalizuar plotësisht, si Këshilli Ministror për Integrim Evropian, Komiteti Punues për Integrim Evropian, ndërsa këtë vit Qeveria ka themeluar departamente për integrim evropian në ēdo ministri", është shprehur ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës sipas tij është e përkushtuar në vendosjen e ekonomisë së tregut që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Prandaj, ka marrë me prioritet rekomandimet e Komisionit Evropian në çështjet që kanë të bëjnë me kontrollin financiar dhe menaxhimin e parasë publike.

Qeveria e Kosovës vlerëson kontributin e Komisionit Evropian në mbështetje të përpjekjeve integruese të Kosovës dhe konsideron se po krijohet një partneritet më i fuqishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)